Xhafaj: Goditje edhe politikaneve te lidhur me grupet kriminale

2018-05-11 0

Nga foltorja e Kuvendit, ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj paralajmëroi transformim të thellë të policisë përmes Vetingut dhe goditjen edhe të politikanëve, të çdo force politike qofshin, të lidhur me grupet kriminale.

Fatmir Xhafaj: "Të gjithë këta punonjës nga titullari tek punonjësi më i thjeshtë duhet të verifikohet integriteti dhe pasuria. Në një proces transparent dhe të paanshëm. Nëse përfaqësues të politikës, qofshin këta të majtë, apo të djathtë, janë në një mënyrë, apo në një tjetër në marrëdhënie me grupe kriminale, kanë mbështetje financiare, apo çdo lloj interesi tjetër prej tyre, në emër të qeverisë ku unë bëj pjesë siguroj që asnjë lloj imuniteti nuk do t?i përjashtojë nga goditja e ligjit".

Por ish-kryeministri Berisha tha se pas lidhjeve me krimin qëndrojnë eksponentë të lartë të Policisë Së Shtetit dhe përfaqësues të Partisë Socialiste.

Për opozitën, Vetingu duhet të nisë nga ministri i Brendshem.

Në kundërpërgjigje, ministri Xhafaj e ftoi kreun e demokratëve të propozojë një amendament Kushtetues.

Fatmir Xhafaj: "Doni Veting, bëj amendament kushtetues, të kontrollojme edhe pasuritë tona".

Lulzim Basha: "Kontrolli im dhe i familjes është bërë dhe bëjeni me dhjetra herë. Çdo qindarkë është në transparencën e vendit dhe ndërkombetare dhe s'do gjesh as drogë, as krim, as pastrim parash".

Por Taulant Balla duke folur në emër të grupit parlamentar të socialsitëve tha se ndaj kreut të demokratëve autoritetet ndërkombëtare kanë nisur një hetim ndaj tij për fshehje të një lobimi të paligjshëm në Shtetet e Bashkuara.