Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Vetëm një ditë pasi kryeministri Rama njoftoi se kreu i shtetit kishte në dispozicin gjithë informacionin e kërkuar ministria e për Europën dhe Punët e Jashtme bëri njoftimin zyrtar. Në këtë njoftim ministria bëri me dije se kreu i shtetit ka të gjitha përgjigjet për pyetjet e kërkuara disa ditë më parë përsa i takon autorizimit për të filluar negociatat me Greqinë për çështjen e detit.
Edhe pse nuk kanë dalë zyrtarisht, mediat mësuan emrat e grupit të negociatorëve që ministri Bushati ia ka propozuar presidentit të Republiëks.
Në bazë të kësaj liste rezulton se në këtë grup do të jenë dy bashkëkryetarë Armand Skapi nga Ministria per Europen dhe Punet e Jashtme dhe Gjeneral Major Ylber Dogjani, Komandant i Flotës Detare.
Emrat e tjerë janë Arsen Mullai, Viktor Doda, zv/drejtoresha e Policisë Aida Hajna, drejtori i AKBN Ardjan Bylyku dhe Artur Meçollari, i larguar nga ushtria në vitin 2012.
Pikërisht emri i këtij të fundit ka shkaktuar reagimin e ish kryeministrit Berisha i cili akuzoi ministrin Bushati dhe kreun e qeverisë që kanë caktuar në këtë grup një njeri si Meçollari që sipas tij është larguar nga detyra me akuzën për spiunazh me shërbimet e huaja.
Berisha: "Do të denoncoj me ashpërësinë më të madhe në grup një ish spiun i larguar nga Forcat e Armatosura për lidhje agjenturore me shërbimet e huaja. Ai u largua pas dokumentimeve të pakundërshtueshme të SHIU dhe të dhënave të tjera i larguar me vendim të Prokurorisë së Përgjithshme. Eshtë Artur Meçollari. Ky përbën superskandal. Jam i sigurtë që e gjithë marrëveshja është bazuar në hartat e këtij spiuni që nuk ka intetrsa kombetare por vetem interesa te vendit qe i shërben. Ai ka zgjedhur rrugën e xhepit apo rrugën e influencës së vendit ku ai merrte rrogën tjetër për tu rikthyer në funksione nevralgjike të shtetit shqiptar.
Ora News u interesua pranë ministrisë së Mbrojtjes për të marë një reagim në lidhje me këto akuza. Sipas ministrisë së Mbrojtje Meçollari i larguar me firmë të ish ministrit Arben Imami, ka fituar çështjen në Gjykatën e Shkallës së parë në Tiranë në vitin 2013.
Sipas ministres, Artur Meçollarit edhe kur është larguar nga ushtria, nuk i është hequr asnjëherë çertifikata e sigurisë, një dokument që konfirmohet nga NATO; çka do të thotë se nëse do të ishte ish-spiun, e para që do të vepronte do të ishte pikërisht Aleanca Euroatlantike.
Po kështu Meçollari rezulton që deri në vitin 2017 të ketë qënë këshilltar i komadantit të forcave të NATO-s në Afgnistan, John Nicholson. Ndërkohë, Ora News u përpoq të merrte një reagim edhe nga zoti Artur Meçollari, për këtë çështje, por ai nuk pranoi të komentojë.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/negociatat-shqiperi-greqi-bushati-i-kthen-pergjigje-presidentit-meta