Debatet për ndihmën ekonomike - News, Lajme - Vizion Plus

2018-05-11 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Në kulmin e debateve lidhur me përjashtimet e familjeve nga ndihma ekonomike, drejtoria e mbrojtjes sociale bën i thirrje qytetarëve të përjashtuar që të riaplikojnë. Synimi është që të verifikohen saktë deklarimet e familjeve, si dhe të shmanget çdo abuzim i mundshëm.Aplikimi mund të kryhet në zyrat e njësisë bashkiake. Sipas të dhënave te bazuara edhe në skemën e re ka rezultuar se janë 20 mijë familje që kanë marrë prej vitesh padrejtësisht shumën e ndihmës ekonomike.Në fund të vitit 2017, numri i familjeve pjesë e skemës arrinte ne 80 mijë familje ndërsa shuma maksimale e përfituar shkon në 8 mijë lekë. Ajo çka është karakteristikë është që familjet përfituese janë pjesë e skemës për vite me radhë, çka lind natyrshëm dyshimet për verifikim të listës.

Free Traffic Exchange