Ora News - Publikohen pamjet e arrestimi të autorëve të vrasjes së biznesmenit në Tiranë

2018-05-11 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Publikohen pamjet që dekonspiruan autorët e vrasjes së biznesmenit Memli Begalla.

Policia ka siguruar momentin kur të dyshuarit si autorë të krimit me xhupa dhe me kapuc në kokë dalin nga makina. Ata janë filmuar dhe në momentin kur janë larguar nga vendi i krimit.

Si rezultat i hetimeve të deritanishme, rezulton se autorë të dyshuar të ngjarjes së ndodhur, ku u vra me armë zjarri shtetasi Memli Begalla, janë shtetasit:

- Denis (Alban) Demiri, 43 vjeç, banues në Tiranë. - Ardian Serezi, 49 vjeç, banues në Tiranë.Për të dy këta persona janë ekzekutuar urdhërat e ndalimit.

Dyshohet per borxhe

Kreu i policisë së Tiranës deklaroi se është dokumentuar autorësia e ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e 14 shkurtit në Tiranë. Eshte zbuluar kush është ekzekutori dhe motivi.

"Nga veprimet e dokumentuara, rezulton se shtetasi Denis Demiri ka kryer ekzekutimin e shtetasit Memli Begalla. Dyshohet se pista kryesore ku janë fokusuar hetimet është ajo e borxheve që nuk kishte shlyer viktima."

Për arsye hetimore, nuk mund të bëjmë me dije të dhëna të tjera në lidhje me mekanizmin apo rolet si dhe përfshirjen e personave të tjerë në këtë ngjarje."

Sekuestrohet dhe makina

Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar një automjet me targa të huaja, me të cilin autorët janë larguar nga vendi i ngjarjes.

Gjithashtu është sekuestruar një automjet në pronësi të shtetasit Denis Demiri, si dhe 9 telefona celularë.

Grupi i punës vijon me intensitet veprimet për dokumentimin e plotë ligjor të rrethanave të ngjarjes dhe personave të tjerë të mundshëm të përfshirë në të.

Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/ja-kush-jane-autoret-e-atentatit-ndaj-biznesmenit-ne-tirane-memli-begalla