Vettingu ne polici/ Xhafaj: “Forca e ligjit”, nje realitet i prekshem

2018-05-11 0

Këtë të hënë Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj ka folur nga foltorja e Kuvendit lidhur me diskutimet për projekt ligjin për vlerësimin e punonjësve të policisë dhe gardës.

Ministri tha se të gjithë punonjësit nga më i thjeshti duhet të hetohen dhe procesi do të jetë i ndershëm dhe i pavarur. Vetëm kështu publiku do të binden për objektivitetin e procesit.

?Jemi përpjekur që sistemi i vlerësimi të jetë i besueshëm dhe më pas largimin e atyre që nuk përmbushin detyrat. Ky proces do ju japë qytetarëve atë që meritojnë. Me Reformën në Drejtësi besoj se kemi bërë një hap përpara.

Ky proces ka gjithë mbështetjen e qytetarëve. Në këtë rrugë kemi mbështetjen e partnerëve tanë ndërkombëtar. Ata do të jenë aty për të mbështetur organet e Vettingut?.

Ndërsa lidhur me të gjitha ata që janë skeptike dhe nuk janë dakord, Xhafaj preferoi të mos flasë, por vetëm i quajti të pa lexuar.

?Përsa i përket atyre që kanë hedhur baltë kundrejt meje nuk po ju formuloj asnjë fjalim. Ka disa që e kanë konsideruar këtë proces një zgjidhje shqiptarë. Disa e kanë quajtur këtë një taktikë komuniste. Por kjo i ka bërë këtë personazhe nuk kanë lexuar. Ky proces është zbatuar në shumë vende si SHBA,Itali, Britani etj?.

Xhafaj tha gjithashtu se Policia e Shtetit ka bërë punë të mirë dhe rezultatet janë të dukshme.

?Përbaltja e disa prej jush që i bëni Policisë së Shtetit nuk është vetëm në nderin tuaj por përgjegjësinë tuaj. Ju duhet të falënderoni Policinë e Shteti. Nuk jam duke thënë se rezultatet janë spektakolare, por po penalizojmë elementët kriminalë. Policia e 2017 ka sjellë rezultate shumë të mira dhe këtë nuk e them unë, por shifrat?, tha ministri teksa ftoi deputetët të votojnë projektligjin.

Free Traffic Exchange