“Deti”, Vizion Plus zbulon emrat e negociatorëve - News, Lajme - Vizion Plus

2018-05-11 4

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ministria për Europen dhe Punët e Jashtme ka konfirmuar mëngjesin e se hënës dërgimin ne Presidence te informacioneve shtese te kërkuara nga kreu i shtetit lidhur me negociatat per marrëveshjen e detit me Greqinë. Vizion Plus ka mësuar se informacioni i mbërritur ne Presidence është shume voluminoz.



Ashtu siç kishte kërkuar presidenti Meta, ne përgjigjen e ardhur nga Ministria per Europen e Punët e Jashtme jane te listuar edhe emrat e negociatoreve. Vizion Plus ka mësuar se do te jene 12 anëtare te grupit negociator, i cili do te ketë dy bashkëkryetar, Armand Skapi nga Ministria per Europen dhe Punët e Jashtme dhe Gjeneral Major Ylber Dogjani, Komandant i Flotës Detare.



Ne listën e negoociatoreve, veç përfaqësuesve te Ministrisë se Jashtme dhe asaj te Mbrojtjes, jane te përfshire dhe Drejtoria e Përgjithshme e Policisë, Ministria e Drejtësisë, Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore, Institutit i Gjeografisë dhe ai i Arkeologjisë si dhe Autoritetit Shtetëror për Informacioni Gjeohapesinor.



Tashme pritet qe materiali i mbërritur ne Presidence te shqyrtohet nga Kreu i Shtetit nese i përmbush kriteret kushtetuese per te dhëne me pas autorizimin per plotfuqishmëri, veprim i cili me pas do t?i hap rrugën fillimit te negociatave mes Shqipërisë dhe Greqisë.