Ora News - Prokurori i Antimafias: Kriminaliteti shqiptar shumë prezent në Itali

2018-05-11 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Prokurori kombëtar i Antimafias dhe Antiterrorizëm, Federico Cafiero De Raho ndodhet në Tiranë për të forcuar bashkëpunimin në luftën kundër krimit të organizuar dhe trafikut të drogës.

Pas takimit me ministrin e Brendshëm Fatmir Xhafaj, mëngjesin e sotëm, Federico Cafiero De Raho u prit nga kryeprokurorja e Përgjithshme Arta Marka.

Prokuroria i antimafias vuri në dukje se kriminaliteti në Shqipëri është shumë prezent në të gjithë italianë dhe se autoritetet italiane janë gati të bashkëpunojnë me këdo që i kanë shpallur luftë këtij kriminaliteti.

Federico Cafiero De Raho: "Kemi folur për hetimet në vazhdim. Kemi evidentuar si kriminaliteti shqiptar është shumë prezent në Itali. Ka aftësi të bashkëpunojë me mafian, Ndraghetën, Sacra Corona Unita dhe burime të tjera kriminale në Itali. Kriminaliteti shqiptar ndërhyn në trafikun e drogave të lehta, armëve dhe së fundi në drejtimin e trafikut të kokainës. Hetimet që po mbahen në Itali janë të shumta. Kriminaliteti shqiptar nuk është prezent vetëm në brigjet joniane, pra në Kalabri dhe në brigjet puglieze, por së fundi është prezente dhe në veri të Italisë "

Sa i takon trafikut të drogës prokurori i antimafias vuri në dukje se "për vite struktura nuk kanë funksionuar siç duhet" ndërsa shtoi se "Ka sinjale të qarta për të bashkëpunuar "

Trafiku i kanabisit vijon të jetë shqetësim. Pavarësisht takimit të sotëm me ministrin e Brendsshëm ku është shpjeguar sa iniciativa të rëndësishme po vijojnë. Shkatërrimi i plantacioneve të kanabisit por dhe krijimi i një taks Force që do të japë një përgjigje .Di që të shumta kanë qenë platacionet e kanabisit të shkatërruar por mesaduket kanabisi që ende eskportohet është frut i konservuar në depozitë. Ne bashkëpunojmë me të gjithë ata që kanë si objektiv kundër organizatave mafioze.

Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/prokurori-i-antimafias-kriminaliteti-shqiptar-shume-prezent-ne-itali