Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Zbardhen emrat e ekzekutorëve të vrasjes së biznesmenit Memli Begalla më 14 shkurt në Tiranë.
Në një konferencë për shtyp e Drejtorit të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë Kastriot Skënderaj bëri të ditur:
Si rezultat i hetimeve të deritanishme, rezulton se autorë të dyshuar të ngjarjes së ndodhur, ku u vra me armë zjarri shtetasi Memli Begalla, janë shtetasit:
- Denis (Alban) Demiri, 43 vjeç, banues në Tiranë.
- Ardian Serezi, 49 vjeç, banues në Tiranë.
Për të dy këta persona janë ekzekutuar urdhërat e ndalimit.
Dyshohet per borxhe
Nga veprimet e dokumentuara, rezulton se shtetasi Denis Demiri ka kryer ekzekutimin e shtetasit Memli Begalla. Dyshohet se pista kryesore ku janë fokusuar hetimet është ajo e borxheve që nuk kishte shlyer viktima.
Për arsye hetimore, nuk mund të bëjmë me dije të dhëna të tjera në lidhje me mekanizmin apo rolet si dhe përfshirjen e personave të tjerë në këtë ngjarje."
Sekuestrohet dhe makina
Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar një automjet me targa të huaja, me të cilin autorët janë larguar nga vendi i ngjarjes.
Gjithashtu është sekuestruar një automjet në pronësi të shtetasit Denis Demiri, si dhe 9 telefona celularë.
Grupi i punës vijon me intensitet veprimet për dokumentimin e plotë ligjor të rrethanave të ngjarjes dhe personave të tjerë të mundshëm të përfshirë në të.
Policia e Shtetit, duke falënderuar qytetarët dhe mediat për bashkëpunimin, shprehet e vendosur të godasë me Forcën e Ligjit çdo akt, grup kriminal apo paligjshmëri, për të ndërtuar së bashku një Shqipëri më të mirë dhe të sigurt.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/ja-kush-jane-autoret-e-atentatit-ndaj-biznesmenit-ne-tirane-memli-begalla