I ftohti “mbërthen” Europën - News, Lajme - Vizion Plus

2018-05-11 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
I ftohti Siberian ka përfshirë Ballkanin dhe gjithë Europën. Pjesë të Maqedonisë, Kosovës, Sllovenisë, Kroacisë, Serbisë e Malit të Zi, janë mbuluar nga dëbora dhe ngrica. Në Kroaci moti i keq shënoi viktimën e parë.



Reshjet e dendura të dëborës kanë shkaktuar anulime udhëtimesh dhe vonesa në aeroporte, vështirësi në qarkullimin rrugor dhe hekurudhor, ndërsa shumë shkolla janë mbyllur.



Edhe në Europë, situate paraqitet tejet serioze. Në Itali erërat e fuqishme, acari e dëbora e dendur kane përshirë vendin nga veriu në jug, edhe zonat bregdetare.



Roma u zgjua mëngjesin e sotëm e mbuluar nga dëbora. Autoritetet janë vënë në gatishmëri dhe i bëjnë thirrje qytetarëve të shmangin lëvizjet me automjete. Deri më tani mësohet se janë shënuar disa aksidente për shkak të rrëzimit të pemëve.



Në aeroportin e Schiphol të Holandës dhe në Bruksel, situata paraqitet kaotike pasi qindra udhëtarë janë detyruar të qëndrojnë në aeroporte. Rreth 400 fluturime janë anuluar vetëm në Schiphol, në një nga aeroportet më të mëdha në Europë dhe rreth 200 të tjera janë anuluar në Bruksel. Edhe në Gjermani dëbora ka mbuluar të gjithë vendin.



Britania e Madhe po përballet me javën më të ftohtë në 5 vjet. Paralajmërime kanë dhënë edhe autoritetet e Francës, Anglisë, Wellsit, Skocisë, Irlandës se Veriut etj, ku temperaturat shënojnë një mesatare prej - 10 gradë Celsius.

Free Traffic Exchange