TIRANE-Prokurori i Antimafias italiane Federico Cafiero De Raho ndodhet në një vizitë zyrtare në Shqipëri. De Raho vizitën e ka nisur me një takim me ministrin e Brendshëm Fatmir Xhafaj. Në një postim në Twitter, ministri i Brendshëm shprehet se me prokurorin italian të antimafias është diskutuar për goditjen e krimit dhe grupeve kriminale. ?Sapo përfundova një takim shumë të dobishëm me mikun tim Prokurorin Kombëtar italian Antimafia, De Raho dhe bashkëpunëtorët e tij, që dje në Tiranë. Diskutim profesional e i frytshëm me një nga prokurorët më të njohur, me përvojë të shkëlqyer në luftë kundër krimit të organizuar.