Shkodër - Dëbora, situata në aksin rrugor Qafë Qerreti-Qelëz, nevojitet përdorimi i zinxhirëve

2018-05-11 1

Shkoder-Hani Hotit reshje te pakta bore, qarkullohet pa zinxhire. Reshje bore ka ne segmentet Vau Dejes-Puke-Fushe Arrez-Qafe Mali-Fushe Dukagjin. Ne zonen Puke-Fushe Arrez-Qafe Mali-Fushe Dukagjin bora shoqerohet me ere te forte. Ne disa zona ne Qafe Mali trashesia shkon 1.5-2m. Trashesia normale ne gjithe keto zona eshte rreth 80 cm.

Ne segmentin Q/Lac-Koman ka rreth 5 cm bore, qarkullimi rekomandohet pjeserisht me zinxhire pasi ka prani ngricash. Koplik-Boge-Dedaj ?Razem rreth 5cm bore qarkullimi pjeserisht me zinxhire. K/Hadroj-Q/Bene-Rreshen rreth 10 cm bore rekomandohet qarkullimi pjeserisht me zinxhire. Qafe Mali-Fierze rreth 40 cm bore, qarkullimi rekomandohet me zinxhire.

Vazhdon puna per pastrimin dhe kriposjen e ketyre akseve, qarkullimi kryhet me zinxhire. Te gjithe kontraktoret jane ne gadishmeri per situatat qe mund te paraqiten. Rekomandohen perdoruesit e rruges te respektojne sinjalistiken rrugore, sidomos ne oret e mengjesit dhe ne mbremje, per shkak te ngricave.