Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
I gjithë territori i vendit është përfshirë nga reshje dëborë me mot të acartë dhe ngrica. Problematike paraqiten rrugët kryesisht në veri, verilindje dhe juglindje të vendit.
Në disa zona në Qafë Mali trashësia shkon 1.5-2m. Në Qarkun e Korçës në zonat malore trashësia e dëborës shkon deri ne 70 cm. Ndërsa në Valbonë trashësia e dëborës shkon deri në 40 cm.
Si rrallë herë, dëborë ka zbardhur edhe zonat e ulëta.
Informacioni i rrugëve sipas ARRSH
QARKU TIRANE
Ne rrugen Qafe Priske ? Shengjergj, Qafe Priske ? Qafe Molle qarkullohen me zinxhire. Segmenti rrugor nga Lana Bregasi-Trau Dajt ? Antena ? Teleferik, qarkullohet me zinxhire.
Kontraktoret jane ne gadishmeri per cdo situate qe mund te paraqitet.
Rekomandohen perdoruesit e rruges te respektojne sinjalistiken rrugore dhe te levizin me shpejtesi te reduktuar, sidomos ne rruget ku ka prezence ngricash.
QARKU DURRES
Nuk ka problem ne akset e ketij Qarku. Rekomandohen perdoruesit e rruges te respektojne sinjalistiken rrugore dhe te levizin me shpejtesi te reduktuar.
QARKU ELBASAN
Ne segmenin Librazhd ?Steblev-Qafe Stude ka 25 cm bore, nga Togez-Qafe Stude qarkullohet me zinxhire. Nga degezimi i tunelit te Krrabes deri ne Gracen qarkullohet me zinxhire, nuk ka bore por ka ngrica.
Librazhd-Kapshtice reshje te dendura bore eshte punuar me mjete dhe punetore, kalimi pa zinxhire.
Rekomandohen perdoruesit e rruges te levizin me shpejtesi te reduktuar dhe te respektojne sinjalistiken rrugore. Kujdes te tregohet ne zonat ku ka mundesi te renies se materialeve ne rruge.
QARKU BERAT
Nuk ka probleme per qarkullimin ne akset e ketij Qarku.Rekomandohen perdoruesit e rruges te respektojne sinjalistiken rrugore.
QARKU VLORE
Rreth ores 6 te mengjesit kane filluar reshjet e bores ne Llogara qe vazhdojne te dendura dhe pa nderprerje edhe tani. Aktualisht qarkullohet pa zinxhire. Reshtjet jane te dendura rekomandohet perdorimi i zinxhireve ne oret ne vijim. Ne te gjitha akset kontraktoret jane ne gadishmeri.
Rekomandohen perdoruesit e rruges te respektojne sinjalistiken rrugore.
QARKU GJIROKASTER
Ne segmentin Tepelene-Gjirokaster ne oren 3 te nates ka patur rreshqitje dherash ne vendin e quajtur Uji I Ftohte, vazhdon puna per pastrimin e rruges.Ne aksin rrugor Ura e Leklit - Permet ne piken e ndarjes te rretheve Permet dhe Tepelene, ka ndodhur nje rreshqitje masive e shkembinjve nga shpati i rruges dhe demtim i murit mbajtes.
Rruga eshte ngushtuar dhe eshte e kalueshme me 1 kalim.
Nga ana e kontraktorit eshte vendosur sinjalistika kufizuese dhe eshte bere lajmerimi i Komisariatit te Policise se Permetit per te mos lejuar kalimin e mjeteve me tonazh te larte.
Rekomandohen perdoruesit e rruges te respektojne sinjalistiken rrugore.
QARKU KORCE
Ne Qarkun e Korces, gjate gjithe nates ka patur rreshje te dendura debore te cila vazhdojne dhe ne keto momente,moti i ftohte dhe temperaturat me minus.
Eshte bere kontrolli i akseve rrugore...