Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ulja e temperaturave ka sjellë reshje dëborë në zona të ndryshme në vendit.
Në qafën e Llogarasë që prej orëve të natës reshjet e dëborës kanë qenë intesive. Aktualisht mjetet kalojnë vetëm me zinxhir, ndërsa dy borëpastruese po punojnë për hapjen e rrugës.
Edhe në qarkun juglindor qarkullimi i mjeteve bëhet vetëm me zinxhir. Në akset nacionale trashësia e dëborës shkon nga 15-20 cm.
Në Qafën e Qarrit, Qafë Plloçë dhe Qafë Thanë, trashësia e bores shkon deri 30 cm. Ne Voskopojë, ka rënë mbi 40 cm borë, ndërsa qarkullimi bëhet vetëm me zinxhir.
Ndërsa rrugë për në Dardhë është e bllokuar prej mbrëmjes së djeshme, pasi trashësia e dëborës shkon deri në 70 cm.
Zonat e thella malore të Korçës, Devollit, Kolonjes, Pogradecit kanë mbetur të izoluara si pasojë e sasisë së konsiderueshme të borës, që vijon ende te bjere.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/debore-ne-llogara-bllokohet-pika-turistike-e-dardhes