Ora News - Ikja e gjyqtarëve nga vettingu, Manjani: Korrupsioni në qeveri, aty ndahen paratë

2018-05-11 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ish-ministri i Drejtësisë komentoj në studion e "Ora News" vizitën e Presidentit të Komisionit Europian, Jean Claude Juncker. Për Ylli Manjanin ajo duhet vlerësuar me nota pozitive për axhentën e vendit drejt integrimit në BE.

"Vizita e Juncker është një ngjarje pozitive. Duhet ta shikojmë si një ngjarje pozitive. Unë jam nga ata që mendoj se ne kemi bërë, shteti shqiptar, politika shqiptare ka bërë më shumë nga ç'mund të bënte në çështjen e reformës në drejtësi."

Manjani komentoi dhe deklaratën e kryeministrit që e cilësoi sukses tërheqjen nga sistemi të 17 gjyqtarëve dhe prokurorëve. Ish-ministri i Drejtësisë tha se kjo reformë ka dështuar sepse mbron qeveritë e korruptuara dhe sulmon bakshishin në gjykatë.

"Problemi kryesor me këtë reformë ka qënë dhe mbetet ky fakt. Zhvendosja e fokusit nga korrupsioni i vërtetë tek bakshishi. E kam thënë këtë gjë dhe vazhdoj ta them. Korrupsioni në një shtet ndodh në qeveri, në tryezën e qeverisë aty ku ndahen paratë. Zhvendosja e kësaj vëmendjeje nga tryeza e qeverisë tek gjykatësit nuk ka bërë gjë tjetër vetëm se ka mbrojtur, ka vendosur qeverinë në mbrojtje juridike."

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/ikja-e-gjyqtareve-nga-vettingu-manjani-korrupsioni-ne-qeveri-aty-ndahen-parate