Ora News - I ftohti siberian shkakton probleme në Juglindje, në Dardhë 20 cm borë

2018-05-11 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Reshjet e dëborës si pasojë e një vale të ftohti siberian kanë krijuar problemet e para në të gjithë zonën juglindore, ku në Dardhë trashësia ka arritur deri në 20 cm ndërsa në Voskopojë 10 cm.

Problematike paraqitet situata në Dardhë ku intesiteti i reshjeve është tepër i lartë dhe rruga kalohet me zinxhirë me vështirësi.

Mjetet borëpastruese ndodhen në rrugë duke pastruar dëborën por reshjet vijojnë. Drejtuesve të mjeteve u kërkohet të lëvizin me zinxhirë.

Në qarkun e Shkodrës, reshjet janë me intensitet të ulët në zonat urbane teksa akset rrugore nacionale dhe rurale janë të qarkullueshme pa probleme.

Në qarkun e Kukësit, reshjet e dëborës janë me intensitet të lët në zonat urbane dhe deri mesatare në zonat rurale si dhe me intensitet në zonat malore. Trashësia e dëborës në Tunelin e Kalimashit ëhstë 8 cm, në Valbonë 9 cm, Qafë Shllak 5 cm, Qafë Tobli 5 cm, Qafë Luzhë 5 cm.

Në qarkun e Dibrës, reshjet e borës janë kryesisht me intesitet të ulët në zonat urbane ku trashësia e borës është 3-5 cm, si dhe me intesitet mesatar në zonat rurale ku trashësia e borës është 20-25 cm, kurse në zonat malore janë me intesitet me të lartë.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/mbi-20-cm-bore-ne-dardhe-pajisni-makinat-me-zinxhire

Free Traffic Exchange