Ora News - Serbia ne BE ne 2025? Junker: Jo detyrimisht. Rama: Mund të hyjmë para tyre

2018-05-11 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Nga Tirana, Presidenti i Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker bëri të qartë se 2025 nuk do të thotë detyrimisht që Serbia e Mali i Zi do të jenë vende anëtare të Bashkimit Europian.

Në konferencën e përbashkët për shtyp me kryeministrin Edi Rama, Juncker sqaroi se nuk është moment të thuhet se Shqipëria do të trajtohet në mënyrë të pafavorshme.

Strategjia vlerëson çdo shtet sipas meritës, dhe për këtë kryeministri Rama me batutë tha në rastin më të mirë do të hyjmë bashkë me Serbinë, në rastin më të keq përpara Serbisë"

Pyetja: A është Serbia më përpara Shqipërisë në strategjinë e Bashkimit Europian dhe a kanë një strategji të përbashkët Shqipërisë dhe BE për ti bindur për hapjen e negociatave BE këtë verë?

Juncker: Në të kundërt nga thuhet kudo ne vetë nuk kemi thënë që Serbia e Mali i Zi do të jenë detyrimisht anëtarë të BE-së në 2025. Data e anëtarësimit i drejtohet të gjitha vendeve. Mund të jetë ajo datë ose më shpejt apo më vonë kur cdo vend të ketë plotësuar kriteret e anëtarësimit. Ne do të veprojmë në mënyrë të tillë që përpjekjet e çdo vendi të njihen nga BE. Pra nuk është moment të thuhet se Shqipëria do të trajtohet në mënyrë të pafavorshme. Ne duam të mbështesim fort përpjekjet e qeverisë shqiptare që janë të mëdha. Nuk është çështja që të mos merren parasysh përpjekjet e Shqipërisë.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/serbia-ne-be-ne-2025-junker-jo-detyrimisht-rama-mund-te-hyjme-para-tyre