Report TV - Video-batutat mes Ramës dhe Juncker

2018-05-11 0

Presidenti i KE, Jean Claude Juncker dhe Hahn ndodhen në një vizitë zyrtare në Tiranë. Mbrëmjen e sotme, ata kanë zhvilluar një takim me kryeministrin Edi Rama, e cila u pasua nga një konferencë shtypi, ku nuk munguan edhe batutat.
Fillimisht ishte Rama që e hapi konferencën duke u shprehur se ?Keqardhje, që nuk arritëm dot t?ju presim me një kohë mesdhetare, megjithatë është një mënyrë për tu bërë në ndiheni njësoj si në Bruksel ?shi, gri, mërzi?.

Ndërsa Juncker u përgjigj se ?Erdha në Tiranë për t?i shpëtuar shirave të Brukselit, por më duket se po gjej përsëri klimën e Brukselit?. Por ajo që shkaktoi më shumë të qeshura ishte batuta në fund të konferencës ?Faleminderit shumë! Por jam i uritur?tha Juncker para gazetarëve. Nesër në mesditë Juncker dhe Hahn do të largohen nga Shqipëria duke vijuar turin në Ballkan.