TIRANE- Presidenti i Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker i ka kërkuar qeverisë shqiptare që të zgjidhë problemet territoriale me Greqinë. Juncker, i shoqëruar gjatë vizitës në Tiranë edhe nga Komisioneri i Zgjerimit, Johannes Hahn vlerësoi arritjet e Shqipërisë në procesin e zbatimit të Reformës në Drejtësi, por theksoi se nuk ka ardhur në Shqipëri me një datë konkrete për hapjen e negociatave.
?Konstatoj që Shqipëria nuk pushon së akumuluari progres, ka bërë shumë reforma impresionuese, progresi është mbresëlënës, nëse vijon kështu, KE do të rekomandojë hapjen e negociatave. Nuk kam ardhur për të bërë premtime bosh për një datë, por vetëm mund të inkurajoj Shqipërinë që të vijojë reformat, sidomos në luftën kundër krimit, vettingun, organizimit të gjykatave. Rikonfirmoj, se vendi i Shqipërisë është në gjirin e BE. Për problemet mes Shqipërisë dhe Greqisë duhet të zgjidhen sa më shpejt. Kemi një dritare mundësish të hapura, duhet përdorur nga të dyja palët. Vendet e rajonit që kanë konflikte territoriale do të përpiqen t?i kalojnë dhe këto nuk mund të bëhen pas anëtarësimit, por para. Inkurajoj si Shqipërinë dhe Greqinë, ky është një element plus për të pranuar hapjen e negociatave? deklaroi Presidenti i Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker.