Nisin problemet nga bora - News, Lajme - Vizion Plus

2018-05-11 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Reshjet e borës kanë zbardhur veriun e vendit. Situata duket problematike në qarkun e Kukësit e atë të Dibrës. Ministria e mbrojtjes dhe shtabet e emergjencave njoftojnë se të gjitha rrugët janë të kalueshme përveç aksit ?Peshkopi ? Lurë?. Autoritetet vendore porosisin qe te behet kujdes vecanerisht në Rugën e Kombit.
Nga Bulqiza në Maqellarë mbushje të rrugës me dëborë ne disa vende si pasojë e erës së fuqishme. Megjithatë, mësohet se firma mirëmbajtëse vazhdimisht e pastron atë duke mos lejuar bllokimin e lëvizjes. Trashësia e dëborës shkon nga 10 deri në 40 centimetra në zonat e thella në qarkun e Dibrës.
Edhe Shkodra është zbardhur këtë të diel. Megjithatë, nuk raportohet për probleme në akset rrugore.
Reshjet e borës te rena gjate oreve te fundit kane pushtuar edhe juglindjen, megjithate nuk ka pasur problem. Aksi kryesor nga Kapshtica në qafë thanë është i kalueshem normalisht dhe nuk ka prezencë bore në rrugë. Probleme të vogla ka pasur në qafën e qarit dhe në aksin që lidh korccën me pikën e kalimit kufitar të Goricës.
Në fshatrat turistikë te dardhës dhe voskopojës reshjet kanë qënë me intensitet mesatar dhe trashësia e borës ka kaluar 3 cm.rekomandohet qe automjetet te perdorin zinxhiret.
Sipas parashikimit te sinoptikanëve moti në dy ditët e ardhshme situata do të përkeqësohet. Temperatura do te ulen, ndërsa reshjet e bores pritet te përfshijnë gjithë vendin.

Free Traffic Exchange