http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Presidenti i Komisionit Europian Jean-Claude Juncker dhe komisioneri për Zgjerimin Johannes Hahn, mbërrijnë
Presidenti i Komisionit Europian Jean-Claude Juncker dhe komisioneri për Zgjerimin Johannes Hahn, mbërritën në Tiranë për të dhënë mesazhin e qartë mbështetës për integrimin europian të Shqipërisë.
Zyrtarët e lartë të Bashkimit Europian u pritën nga kryeministri Edi Rama rreth orës 18 e 5 minuta. Pas himneve të BE-së dhe atij kombëtar të Shqipërisë, delegacionet u futën në selinë e Këshillit të Ministrave për të vijuar me takimin zyrtar.
Takimi është fokusuar tek reformat e qeverisë shqiptare, me qëllim çeljen e negociatave të anëtarësimit. Vëmendje e veçantë i është kushtuar zbatimit të reformës në sistemin e drejtësisë, si kriteri kryesor që BE i ka vendosur Tiranës zyrtare për t?u plotësuar. Gjithashtu mësohet se është folur edhe për kriteret e tjera, si lufta kundër krimit e korrupsionit, të drejtat e njeriut e reforma në administratën publike.
Në takimin e fundit, atë të 5 Dhjetorit të kaluar në Bruksel, Juncker theksoi qartë se nëse Tirana zyrtare do të vijojë me të njëjtin ritëm reformash si ajo në drejtësi, por edhe në luftën kundër krimit dhe korrupsionit, do të rekomandohet çelja e negociatave për anëtarësim.
Ndërkohë pak ditë parë komisioneri për Zgjerimin Johanes Hahn, tha gjatë një interviste për mediat gjermane, tha se ?Komisioni Europian do t?i rekomandojë vendeve anëtare të Bashkimit Europian të hapin në verë negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë?. Sipas tij, dy vendet dy vendet kanë bërë reforma të rëndësishme.
Pjesë e vizitës së Presidentit Juncker dhe komisionerit Hahn është edhe takimi me Presidentin e Republikës Ilir Meta, i cili do të zhvillohet paraditen e së hënës. Vizita e krerëve të KE-së vjen si pjesë e turit në vendet e Ballkanit Perëndimor, ku procesi i integrimit është kryefjalë e takimeve zyrtare.