Mbërrijnë në Tiranë Juncker e Hahn, nis takimi me Ramën

2018-05-11 0

TIRANE-Kanë mbërritur pasditen e sotme në kryeqytetin shqiptar Presidenti i Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker dhe Komisioneri i Zgjerimit, Johannes Hahn. Dy zyrtarët e lartë në orën 18:00 arritën në Kryeministri, ndërsa aktualisht po zhvillojnë një takim me Ramën. Në orën 19:15 pritet një konferencë e përbashkët për shtyp e kryeministrit shqiptar me Jean-Claude Juncker.
Ata do të qëndrojë në Shqipëri deri mesditën e së hënës, ndërsa do të zhvillojnë takime me drejtuesit më të lartë të shtetit shqiptar. Juncker dhe Hahn do të vendosin theksin gjatë vizitës në Shqipëri te zbatimi i reformës në drejtësi në prag të rekomandimet të hapjes së negociatave, që pritet të marrë dritën jeshile në qershor.