Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Në kuadër të programit të kujdesit shëndetësor në komunitet, Ministria e Shëndetësisë ka nisur vaksinimin në terren të fëmijëve të riskuar. Ministrja e Shendetësisë, Ogerta Manastirliu u ndal në qarkun e Beratit, ndërsa tha se jashtë procesit rutinë, deri tani janë kryer rreth 10 mijë vaksina kundër fruthit që prej muajit janar.
Në kuadër të masave për parandalimin dhe eleminimin e epidemisë së fruthit, Ministria e Shendetësisë ka ndërmarrë një plan masash ku ndër to është vaksinimi në terren i femijëve dhe popullatës së riskuar.
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, ishte në Moravë të komunës Otllak në Berat, ku në kuadër të programit të kujdesit shëndetësor në komunitet, u krye në Moravë vaksinimi i 120 fëmijëve dhe të rriturve të komunitetit rom dhe egjiptian.
Manastirliu: Së bashku me Drejtorinë Shëndetësore Rajonale, Drejtorinë e Shëndetit Publik jemi duke kryer regjistrimin, depistimin e familjeve të komunitetit rom dhe mbi të gjitha jemi duke vlerësuar të gjithë kalendarin e vaksinimit të fëmijëve dhe në kuadër të masave të parandalimit të epidemisë së fruthit.
Pjesë e këtij programi kombëtar është edhe ofrimi i shërbimit të mamografisë së lëvizshme pranë komunitetit.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/epidemia-e-fruthit-manastirliu-vaksinim-ne-terren-plan-te-gjere-masash