?Situata deri në orën 14:00. Qarku i Kukësit vazhdon të jetë i përfshirë nga reshje të borës me intensitet mesatar e të ulët. Lartësia e borës në Tunel-Kalimash 12 cm ,Qaf-Shllak 10 cm,Qaf-Tobli 7 cm, Q-Luzhë 10 cm e Valbonë 12 cm.Niveli i Liqenit të Fierzëz 291.54 m,Prurjet 300 m3 /s.Sipas informacioneve të marra nga Firmat Kontraktore të akseve rrugore nacionale, strukturat e emergjencave civile në tre bashkitë, strukturat përgjegjëse që menaxhojnë situatën është si më poshtë: Akset rrugore nacionale që përshkojnë Qarkun e Kukësit vazhdojnë të jenë nën efektin e rënies së reshjeve të borës e erërave të forta.Firmat Kontraktore kanë vënë në punë të gjitha kapacitet në mjete e punonjës për mbajtjen në gadishmëri të akseve rrugore që kanë në inventar. Aktualisht të gjitha akset nacionale duke filluar nga Rruga e Kombit qarkullohen normalisht.Kanë vështirësi disa akse rrugore ne administrim të Bashkive që lidhin fshatrat Turaj,Breki të Nj A Topojan, fshatra të Nj A Grykë-Çaj,fshtra të NjA Lekbibaj.I gjithë Qarku është i furnizuar me energji elektrike.Nga Informacionet e marra nga strukturat nuk ka emergjenca shëndetësore si pasojë e situatës klimaterike? sipas Emergjencave Civile.
Prefekti i ri i qarkut të Kukësit, Zenel Kuçana ka shprehur për Report Tv se në lidhje me zonat përreth nuk ka ndonjë problem për t?u shqetësuar pasi ka monitorim gjatë gjithë kohës. Bashkia ka marrë masat e nevojshme dhe me mjetet që ka në dispozicion do të vijë në ndihmë. Sa i përket fshatrave të Tropojës, situata është nën kontroll, deklaron Kuçana.