Mesditën e sotme kanë nisur reshjet e dëborës edhe në Korçë, ndërsa probleme ka në Dardhë. Sipas ARRSH, aksi është i kalueshëm por kërkohet nga drejtuesit e mjeteve të përdorin zinxhirët. ?Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se kompanitë e mirëmbajtjes po ndërhyjnë që prej orëve të para të ditës me dy mjete borëpastruese dhe një kamionçinë për hedhje kripe në aksin rrugor në Dardhë të Korcës. Ndërkaq, në mesdite është nisur dhe një borëpastruese e tretë? njofton ARRSH. Përveç Korçës, në qark ka nisur dëbora edhe në Pogradec, por nuk raportohet për probleme.