Itali, protesta kundër emigrantëve - News, Lajme - Vizion Plus

2018-05-11 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Në ditët e fundit përpara zgjedhjeve të 4 marsit, në Itali janë rritur tensionet dhe përplasjet per emigrantët. Dhjetëra mijëra protestues kane dale neper rruge gjatë të shtunës. Demonstrata nga grupimet e ekstremit të djathte dhe antifashistët kanë çuar në përplasje me policinë, e cila është detyruar të përdorë dhunë dhe mjete të forta për të shpërndarë protestuesit.



Në Milano, partia antiemigracion e udhëhequr nga Matteo Salvini mblodhi rreth 20.000 simpatizantë, në një tubim që si kryefjalë kishte kritikat kundër politikave të emigracionit të Partisë Demokratike.



Në Romë, kryeministri Paolo Gentiloni dhe Matteo Renzi arritën po ashtu të grumbullonin 20.000 persona nga grupimet e krahut të majtë, nën parullën ?Kurrë më Fashizëm?. Situata ishte e tensionuar edhe në Palermo, por nuk pati episode të dhunshme.



Protestuesit u mblodhën pranë monumentit te Giuseppe Garibaldit në një shesh qendror të Milanos, duke kënduar këngë partizane.



Sondazhet paraprake tregojnë se koalicioni i krahut të djathtë mes Forza Italia, Lega dhe Fratelli D?italia do të fitojë shumicën e votave në zgjedhjet e fundjavës së ardhshme. Lëvizja 5 Yjet projektohet si partia më e madhe në parlament, ndërkohë që Demokratët pritet të pësojnë humbje. Rezultatet e sondazheve parashikojnë paqëndrueshmëri politike dhe financiare në ekonominë e tretë më të madhe të eurozonës.