Aksioni kundër vjedhësve të ujit - News, Lajme - Vizion Plus

2018-05-11 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kur ka mbetur me pak se nje jave nga afati për formalizimin e lidhjeve te ujit te pijshëm, drejtues te ujësjellësit te Tiranës i bëjnë apel konsumatorëve familjare per ndërgjegjësim. Duke filluar nga 1 marsi nuk do te ketë tolerime si për debitorët, ashtu dhe ata qe vjedhin ujin e pijshëm.Ndërkohe gjate kësaj periudhe 15 grupe pune te ngritura nga ujësjellësi i Tiranës kane verifikuar ne terren abuzimet dhe lidhjet e paligjshme nga bizneset. 22 raste i janë referuar deri tani policisë. Edhe ne rrethe, aty ku situate është më problematike, vijon aksioni për prerjet e paligjshme te ujit.Drejtori i ujësjellësit te Lezhës tregon se deri tani është ndërhyre ne 163 abuzues.Pak dite me pare ministri i infrastrukturës Damian Gjiknuri kërkoi nga te zgjedhurit vendore zbatimin e reformës se ujit. Kryetaret qe nuk bashkëpunojnë nuk do te kene mbështetje per investime, ndërsa kryebashkiaket socialiste do te penalizohen edhe me pamundësi per rikandidim.