Banorët e Shtëpisë së të Moshuarve i bashkohen aksionit për mbjelljen e pemëve

2018-05-11 2

Nuk ka rëndësi nëse je i ri apo i moshuar, i pasur apo i varfër, për të kontribuar për qytetin, që ai të bëhet sa më i jetueshëm për fëmijët. Gjestin më të bukur e kanë dhënë sot të moshuarit e Shtëpisë së të Moshuarve te ?Ali Demi?, të cilët së bashku me kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, mbollën 10 pemë mimozash pranë Debatikut, në Parkun e Madh të Liqenit Artificial.
?Shumë herë njerëzit thonë: po mirë, gjithë këto pemë, vetëm të pasurit kontribuojnë? Por, e vërteta është krejt ndryshe: janë kryesisht njerëzit e thjeshtë; ata që kanë më pak, japin më shumë. Sot i jemi mirënjohës çdo kompanie që ka dhuruar pemë, po kur mendon që Shtëpia e të Moshuarve na jep 10 mimoza, pra gjithçka që kishte, na bën të kuptojmë se bujaria, zemërgjerësia, dashuria, nuk varet nga sa ke, por nga sa do të japësh?, tha kryebashkiaku Veliaj.