Vijojmë punimet për ndërtimin e stadiumit ?Arena Kombëtare?. Tashmë shtëpia e kombëtares shqiptare ka marrë forma, pasi skeleti metalik dhe mbajtëset e betonit të shkallëve dhe tribunës janë ndërtuar.
Report Tv sjell pamje me dron të punimeve ku nga lart duket forma që do të ketë stadiumi që do të mbajë 22 mijë tifoz. Punimet pritet të përfundojnë në fund të muajit tetor, ndërsa deri më tani janë ngritur tribuna kryesore dhe pjesa përball saj, që do të jenë edhe zonat me më shumë ndenjëse.
Punimet po vijojnë edhe për ngritjen e dy krahëve të tjerë, pas portave dhe më pas punimet do të zhvendosen në pjesën e brendshme të godinës dhe ndërtimin fushës.