Veriu dhe veri-lindja e vendit janë përfshirë nga reshjet e dendura të dëborës, ndërsa raportohet për disa zona të bllokuara. Në Kukës, reshjet kanë nisur që në orët e para të mëngjesit të sotëm duke sjellë vështirësi në qarkullim në Rrugën e Kombit dhe akset rurale në të gjithë qarkun, por nuk raportohet për zona të bllokuara. Reshjet e dëborës shoqërohen me stuhi të fortë. Kompanitë e kontraktuara për mirëmbajtjen e rrugëve janë në terren për hedhjen e kripës.