Anxhela Peristeri është ndër këngëtaret shqiptare më të rezervuara përsa i përket jetës private.
Por, sot në ?Xing me Ermalin? duket se ka vendosur të rrëfejë disa të vërteta. Gjatë emisionit këngëtarja tha se rreth moshës 12-13 vjeçare asaj i kanë bërë serenatë poshtë ballkonit.
Ermal Mamaqi: A të kanë bërë ndonjëherë serenatë poshtë ballkonit?
Anxhela Peristeri: Po më kanë bërë
Ermal Mamaqi: S?njoh asnjë që t?ia kenë bërë këtë
Anxhela Peristeri: Mua ma kanë bërë kur kam qenë e vogël, kisha edhe një ballkon kështu tipik.
Ermal Mamaqi: Sa e vogël ke qenë Anxhela?
Anxhela Peristeri: 12-13 vjeç mund të kem qenë kur ma kanë bërë serenatën
Ermal Mamaqi: Paska qenë pedofil ai...
Anxhela Peristeri: Jo, jo ka qenë i vogël edhe ai, janë këto dashuritë e para fëminore.