Eksperti i qarkullimit Arben Luzi tha në studion e Report Tv se shkak për aksidentin me dy të vdekur te "Mali i Robit" dyshohet të jetë shpejtësia tej normave të lejuara nga automjeti ?Toyota?, ndërsa evidentoi problematikën me infrastrukturën në këtë kryqëzim i cili sipas Luzit nuk plotëson kushtet për të qenë i tillë pasi njerëzit kalojnë mbi hekurat për të dalë në vendet e ndalimit të automjeteve të transportit interurban.
Zgjidhje sipas ekspertit të qarkullimit do ishte ndërtimi i stacioneve për automjetet e transportit publik ku edhe do të sinjalizoheshin drejtuesit e automjeteve të cilët do ishin të detyruar të ngadalësonin shpejtësinë dhe për rrjedhojë do minimizoheshin aksidentet me pasoja të rënda si ai i mëngjesit të sotëm.