Ora News - Energjia e rinovueshme, në korrik hapet tenderi për ndërtimin e parqeve fotovoltaike

2018-05-11 3

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Edhe pse ka përfunduar që në qershor të vitit 2016 interkonjeksioni Shqipëri- Kosovë ende nuk është vënë në funksion. Aktualisht zgjidhjen e çështjes e ka marrë përsipër gjermania ndërsa e pyetur nga Ora News ambasada gjermane në Shqipëri bën apel për bisedime mes pjesëmarrësve.Sipas ambasadës mos vënia në punë e kësaj linje vonon eventualisht zhvillimin e mëtejshëm të sistemit të transmetimit të energjisë elektrike në Evropën Juglindore

Në korrik të këtij viti Ministria e Energjitikës do të hapë tender për ndërtimin e parqeve fotovoltaike të cilët do të prodhojnë energji nga dielli dhe era. Entela Çipa sqaron se vlera e projektit është rreth 80 milion euro.

Entela Çipa: Shpresojmë të kemi gjithë setin e dokumentacionit gati për ta shpallur para verës në rast se do bëjmë të mundur që ta përfundojmë, ndoshta dhe ta hapim si procedurë në Qershor, Korrik. Mund të them që në rajon do jemi të parët, vetëm Greqia e zhvilloi vitin e fundit dhe asnjë nga vendet e tjera të rajonit nuk ka zhvilluar ende një ankand për impiante të mëdhaja fotovoltaikë.

Për të realizuar këto projekte po miratohet një rregullore e posaçme ndërsa janë identifikuar si zonat më të përshtatshme Fieri dhe Vlora .

Entela Çipa: Në vendin tonë janë identifikuar në zonën e fierit dhe të Vlorës, kriporet pra dhe pjesa e papërdorshme e tokës jobujqësore në Fier. Ky është rajoni pra që ne kemi identifikuar dhe do kryejmë të gjitha procedurat e nevojshme ligjore për të vënë në dispozicion të Ministrisë së Energjisë, pra të këtij projekti, këtë sipërfaqe pasi duhet të kemi në konsideratë se janë sipërfaqe të mëdhaja.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/energjia-e-rinovueshme-ne-korrik-hapet-tenderi-ndertimin-e-parqeve-fotovoltaike