Aksidenti ne Golem, banoret: Nuk ka stacion autobusi. Çdo dite rrezikojme vdekjen

2018-05-11 2

Edhe pse nuk ka asnjë tabelë stacioni autobusi, mjetet e udhëtarëve ndalojnë në kundërshtim të rregullave të qarkullimi rrugor. Banorët e zonës së Golemit të detyruar presin buzë rrugës nacionale. Siç e shikoni dhe nga pamjet, udhëtarët zbresin në anë të rrugës.
Aksidentet që kanë ndodhur në këtë zonë janë të shumta dhe arsye kryesore kanë qenë pikërisht pritja e udhëtarëve. Aksidenti i mëngjesit për çudi nuk ka sjellë reagimin e Policisë Rrugore pasi mjetet vazhdojnë të ndalojnë ku të mundin.
Banorët e zonës shprehen se janë të detyruar të rrezikojnë për shkak të mungesës së një stacioni në këtë rrugë në të cilën lejohet shpejtësia deri në 80 km për orë.
Ky problem për ta vazhdon prej vitesh. Mungesa e një stacioni do të jetë gjithmonë një rrezik për jetën e tyre.


Klan Plus

Free Traffic Exchange