Peshkatarët e Vlorës ankohen për mungesë të ankorimit të anijeve për shkak të numrit të lartë të tyre.
Sipas tyre në qytetin e Vlorës janë afro 100 anije peshkimi dhe mungesa e hapësirës e vështirëson punën e tyre, madje kur ka probleme teknike, remontet mund të bëhen vetëm në pashaliman.
E vetmja mbështetje që thonë se kanë marrë nga qeveria është subvencionimi i karburantit, ndaj ata bëjnë apel për ndihmë.
Në një intervistë për Klan Plus, Zv/Ministri i Bujqësisë, Roland Kristo thotë se qeveria ka në fokus ndërhyrjen në problematikat e këtij sektori duke investuar në porte dhe merkato.
Mbështetje jepet për lloje peshqish të caktuar. Ministria e Bujqësisë thotë se sektori i peshkimit edhe pse ka potenciale të mëdha, nuk ka patur zhvillimin e duhur në vend.
Klan Plus