Rama: Skema e ndihmes ekonomike vetem per te pamundurit

2018-05-11 2

Skema e re e ndihmës ekonomike për familjet në nevojë është kthyer në një përplasje politike mes mazhorancës dhe opozitës.

Në një takim me përfaqësuesit e pushtetit lokal dhe administratës publike në Berat ku qeveria prej dje është zhvendosur për mbledhjen e radhës, Kryeministri pranon se jashtë kësaj skeme të jenë lënë familje vërtetë në nevojë. Por sipas tij në përqindjen më të lartë ajo është pastruar nga abuzimet dhe janë përfshirë afro 500 familje te reja.

Sipas Ramës, persona të aftë për punë kërkojnë të përfitojnë ndihmë ekonomike, ndërkohë që ka me qindra vende të lira pune.

Në një tjetër aktivitet po në këtë qark, kryeministri lajmëron pezullimin e leje për të gjitha guroret që nuk përmbushin kërkesat ligjore. Një prej tyre ishte dhe në zonën e Urës Vajgurore që krijonte ndotje ambientale për të cilët qytetarët kishin ngritur shqetësimin në portalin e bashkëqeverisjes.

Dhjetra banorë të një guroreje në zonën e Tomorrit protestuan duke bllokuar rrugën ditën e premte, por Rama për ta ka një mesazh. Sipas tij kjo çështje po përdoret politikisht.

Tv Klan