Një muaj më parë, Shqiptarja.com, në përfundim të një investigimi që zgjati dy muaj, publikoi dokumente, të cilat tregonin se kompania Abacus shpk, e cila si aktivitet ka matjen e audiencës televizive, në të vërtetë ishte një shoqëri pa investime teknologjike, pa punonjës, me të ardhura qesharake, e cila, edhe kohën kur e kishte pezulluar aktivitetin e saj (ndërmjet viteve 2012 dhe 2014) vazhdonte të prodhonte dhe t?u shiste investitorëve publicitarë raporte mbi matjen e audience.
Dokumentet e publikuara në investigim vinin në dyshim seriozitetin dhe transparencën e këtyre të dhënave mbi audience, të cilat, mbi të gjitha, binin në kundërshtim me ato, të realizuara nga një tjetër shoqëri, Telemetrix shpk, e cila, ndryshe nga Abacus, rezulton të ketë bërë investime, të ketë personel të punësuar dhe të ardhura financiare të mjaftueshme për të justifikuar aktivitetin e saj.