Ora News - Qeveria në Berat, Rama: Po përjashtohen rastet abuzive, të punësuar e me prona

2018-05-11 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kryeministri Edi Rama pranoi se skema e ndihmës ekonomike ka pasur marzhin e gabimit duke nxjerrë nga skema familje të varfëra por shumë rastet që janë hequr kanë qenë ata që e fitonin në mënyrë të padrejtë këtë ndihmë.

Rama u ndal dhe tek ngjarje e mbrëmshme në Berat kur sapo doli nga mbledhja e qeverisë në qytetin muze të Beratit u përball me qytetarët e hequr nga skema e përkrahjes sociale.

Rama la të kuptojë se protesta e djeshme ishte e organizuar dhe se në ndihmë ekonomike do të kenë prioritet nënat kryefamiljarje me fëmijë, dhe jo burrat "parazitë" .

Edi Rama: "Skema ka marzhin e vet të gabimit dhe ka raste që kanë dalë nën nivelin ku skema mbyllet. Kjo është arsyeja që i kemi dhënë bashkive 6 % të fondit shtesë dhe po bëjmë proces rivlerësimi që të mos lëmë askënd pa rivlerësuar. Por eshtë e padiskutueshme që 70 % e atyre që kanë dalë nga skema janë 24- 45 vjeç në formë perfekte për punë

Do të vlerësojmë cdo rast ku ndihma ekonomike është domosdoshmëri për të adresuar varfërinë e thellë të cdo familje. Nëna kryefamiljare me fëmijë janë prioritet. Burrat që duan ndihmë ekonomike le të shkojnë të marrin rrugat e protestave dhe të paguhen nga organizatorët e protesta. Ne ndihmë ekonomike për ta nuk kemi. Le ti grahin protestave se kjo histori duhet të marrë fund një herë e mirë. 300 mijë lekë janë shumë më tepër se 50 mijë lekë që është ndihma ekonomike mesatare. Për parazitëet nuk kemi mundësi të shpenzojmë paratë e marra nga taksat.

Rama tha se do të vlerësohet çdo rast.

"Alergjinë nga puna duhet ta luftojmë bashkarisht . të mos i japim asnjë shans atyre që nuk punojnë."

Kryeministri ndodhet në Berat ku dje u mbajt mbledhja e qeverisë, ndërsa sot paradite pati takim me ministrat dhe drejtuesit e pushtetit vendorë.

Edhe sot, si mbrëmë familje të hequra nga skema e ndihmës ekonomike kanë kërkuar të takohen me kryeministrin por e kanë pasur të pamundur

"Pritëm që të takonim kryeministrin dhe ministrat, por askush nuk na priti. Jemi në rrugë të madhe, ky është një dënim kolektiv, askush nuk na gjen pune, askush nuk na merr në punë dhe përkrahjen na e hoqen" thonë ata.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/rama-burrat-qe-duan-ndihme-ekonomike-te-marrin-rruget-e-protestave-e-te-paguhen-nga-organizatoret