Këshilli i Qarkut dhe Bashkia Kukës, organizojnë kampionatin tradicional të skive. Kampionati u zhvillua në Shishtavec,përmes garimit të moshave të reja. Për drejtuesit vendorë të Kukësit, zona e Shishtavecit po shihet si një mundësi e mirë për zhvillimin e turizmit malor, po jo për ndërtimin e HEC-eve në këtë pllajë që ka resurse edhe për turizmin veror.
Abedin Oruçi, Kryetar i Këshillit të Qarkut Kukes deklaroi: ?Sot po zhvillojmë këtë aktivitet, kapionatin e skive, tashmë është bërë një traditë në zonën e shistavecit. Nga ky fshat kanë dalë shumë skiatorë, kanë dalë shumë fitues, kanë fituar trofe. Shpresoj që në të ardhmen të zhvillohet ky aktivitet në zonën e bukur të Shishtavecit. Kjo zonë është një ndër zonat më të bukura dhe më turistik të qarkut të Kukësit. Kemi ndërtuar qendrën turistike, multifunksionale, që është qendër informacioni për këtë fshat?.