“Shqipëria prodhon autoritarë” - News, Lajme - Vizion Plus

2018-05-11 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ne nuk jemi fjala e fundit. do të ketë të tjerë që do të shkruajnë për faktet që keni publikuar ju, por edhe për fakte e dokumente të reja. Historia është e tillë. Ne të gjithë duhet të dimë se ne nuk themi fjalën e fundit. Ne mund të kontribuojmë për të ardhmen.
Kështu e ka përfunduar leksionin me studentët shqiptarë historiani gjerman Fischer. Ai e njeh mirë Shqipërinë e ishte ndër të parët studiues të huaj që hynë në Shqipërinë ende me kufij të mbyllur.
Për herë të parë erdha në Shqipëri në vitin 1988 dhe mbaj mend që po qëndroja në të njëjtin hotel që po qëndroj edhe tani pas gati 3 dekadash. Ishte një eksperincë tmerrësisht e bukur dhe e vështirë, pasi për të hyrë në Shqipëri ishte e vështirë. E para gjë që më bëri përshtypje ishte përshëndetja e përzemërt që na bënin policët. Mbaj mend si na buzëqeshnin teksa lëviznim me makinë. Kishte pak makina Shqipëria atë kohë. Pa diskutim që ishte nëj kohë e vështirë, por unë arrita të njihsja shumë njerëz e shumë vende në dy javë qëndrimi këtu. Gjërat kanë ndryshuar.
Por, pyetjes se sa shumë ka ndryshuar Shqipëria dhe a është sot vendi ynë si Europa që ëndërronim asokohe, Fischer pergjigjet duke thene se ka ende shumë gjëra për të bërë, së pari në emër të demokracisë.
Shqipëria po lëviz me hapa të shpejtë drejt demokracisë, por e kam të vështirë të them se po jetoni apo e keni kapur demokracinë. Sepse ka ende shumë shumë politikanë a liderë shumë autoritarë. Shqipëria prodhon autoritarë në radhët e politikës dhe kjo e pengon demokracinë. Mes tyre, ka shumë pak demokraci dhe në strukturat e partive politike në Shqipëri nuk ka shumë liri. Dhe nëse nuk ka mes partive demokraci, pa të është evështirë të mbërrish te ajo. Ato që mund ta përshpejtojnë rrokjen e demokracisë janë institucionet. Ju duhet të punoni edhe më shumë për të mbërritur, pasi demokracia nuk ka ndodhur ende këtu.
Fischer eshte autori i veprave ?Shqiperia gjatë luftes së dytë botërore?, Ahmet Zogu, mbreti i shqiptareve? dhe ?Diktatorët e Ballkanit. Ai njihet edhe per nje sere shkrimesh e faktesh të publikuara në ndihmë të rishkrimit të historisë së
Shqipërisë.

Free Traffic Exchange