ONM: Nuk e apelojmë rastin Llalla - News, Lajme - Vizion Plus

2018-05-11 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Vendimet e Komisionit te Pavarur te Kualifikimit per te ndërprere procesin e vetingut duket se nuk do te apelohen, te paktën jo nga Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit.



Vizion Plus iu drejtua zyrtarisht Operacionit Ndërkombëtar te Monitorimit per te mësuar nese do te veje ne lëvizje mekanizmat e apelimit per rastin e ish-prokurorit te përgjithshëm Adriatik Llalla.



Duke vene ne dukje se Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ende nuk ka zbardhur arsyet per ndërprerjen e procesit te rivlerësimit per ish-anëtarin e Gjykatës Kushtetuese Besnik Imeraj dhe ish kryeprokurorin Adriatik Llalla, ONM thekson se qëllimi i ligjit te vetingut është vetëm një.



Siç parashikohet në nenin 1 të ligjit të vetingut, të garantojë funksionimin e duhur të shtetit të së drejtës dhe pavarësinë e vërtetë të sistemit të drejtësisë. Për këtë arsye procesi synon të pastrojë sistemin nga magjistratë që nuk përmbushin standardet e detyrës së tyre.



Sipas ndërkombëtareve qe po asistojnë procesin e vetingut, ekzistojnë te gjitha mundësitë qe shkeljet e ligjit te hetohen.



Nëse sjellja e secilit ngre dyshime për shkelje të ligjit, dokumentet respektivë mund ndiqen nëpërmjet kanaleve të duhura, siç parashikohet në legjislacionin shqiptar.



Ligji per vetingun parashikon qe prokuroret e gjyqtaret te cilet do te jepnin dorëheqjen deri ne pranverën e vitit te kaluar do t?i shpëtonin vetingut, por ne ate kohe institucionet qe do te bënin rivlerësimin ende nuk ishin ngritur dhe vetëm 3 gjyqtar e nje prokuror vendosen te largoheshin nga detyra.



Pas ngritjes se institucioneve te vetingut unioni i gjyqtareve iu drejtua Gjykatës Kushtetuese duke kërkuar ndryshimin e ligjit ne mënyre qe vetingu te ndërpritej sapo te jepej dorëheqja pa kufizim kohor. Ne nje vendim jo te zakonshëm kushtetuesja e rrezoi kërkesën e tyre, por ne arsyetimin e vendimit sanksionoi ndërprerjen e vetingut ne momentin e dorëheqjes.



Ky arsyetim deri tani ka patur efekt mbi ish anëtarin e Gjykatës Kushtetuese Besnik Imeraj dhe ish-prokurorin e përgjithshëm Adriatik Llalla per te cilët procesi i rivlerësimit eshte ndërprere sapo dhanë dorëheqjen.



Ne pritje te zbardhjes se vendimit te komisionit te pavarur te kualifikimit per Imeraj dhe Llalla pyetja qe ngrihet është: a do ti drejtohet prokurorisë ky institucion nese ka konstatuar shkelje te ligjit apo jo?