Basha: Rama gënjen për të varfrit - News, Lajme - Vizion Plus

2018-05-11 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Lideri i opozitës Lulzim Basha ka replikuar menjëherë me kryeministrin Edi Rama per çështjen e rreth 20 mije familjeve qe jane përjashtuar nga skema e ndihmës ekonomike. Basha ka hedhur poshtë idene e liderit te mazhorances se qytetaret refuzojnë te punojnë per 35 mije leke e preferojnë te marrin 5 mije leke nga shteti.



?Edi Rama sot nga Berati ka përsëritur gënjeshtrën e trashë që nuk e beson asnjë shqiptar, se personat në nevojë ekonomike preferojnë më mirë 50 mijë lekë të ndihmës ekonomike sesa punë me 300, 350 apo 400 mijë lekë. A ka shqiptarë që e beson këtë? A ka gazetarë, njeri të medias, sipërmarrës, të papunë që e beson këtë gënjeshtër të trashë të Edi Ramës? Sigurisht askush nuk e beson. Pse e bën këtë? Për t?i shpëtuar një fakti të dhimbshëm dhe një përgjegjësie që është kryekëput e Edi Ramës. E para, nuk ka vende pune.?



Lideri i opozitës ka vene ne dukje se kryeministri Rama nuk gjeti guximin te vizitoje nje familje te cilës i është hequr ndihma ekonomike gjate qëndrimit ne Berat, duke theksuar se fondet per t?u ardhur ne ndihme shqiptareve ekzistojnë.



?Bëni një llogari të thjeshtë, në Berat këto 48 orë shpura qeveritare me dieta, me shpenzime, me dreka me darka, me hotel, me punonjësit e Gardës që zhvendosen masivisht sa herë lëviz kryeministri, kanë shpenzuar mjaftueshëm para për të paguar ndihmën ekonomike për të gjitha familjet e hequra në mënyrë abuzive në Qarkun e Beratit.?



Sipas Bashes përgjegjësi i vetëm per gjendjen e vështire te këtyre familjeve është vetem kryeministri Edi Rama.



?E mbani mend para 5 vitesh dhe prapë para 1 viti si tha: ?Më punësoni që t?ju punësoj.? E pra, qytetarë të Beratit dhe të gjithë Shqipërisë keni punësuar një parazit dhe një hajdut.?

Ne daten 15 mars Edi Rama dhe Lulzim Basha do te përballen ne parlament per çështjen e ndihmës ekonomike ne nje debat qe është parashikuar te zgjasë 9 ore.