Berat, Drejtori i Pëgjitshëm i Policisë: Shifra e ngjarjeve të rënda kriminale është zero

2018-05-11 0

Drejtori i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, ka deklaruar se fenomeni i kultivimit të kanabisit në vend do të marrë fund gjatë këtij viti. Nga qyteti i Beratit, ku zhvilloi analizën në polici, Veliu theksoi se vazhdimi i operacionit ?Forca e Ligjit? dhe lufta për eliminimin e bimëve narkotike do të jenë në fokus të punës së uniformave blu përgjatë 2018-ës.

Duke evidentuar Beratin si një ndër qytetet, ku shifra e ngjarjeve të rënda kriminale është zero dhe e aksidenteve fatale shumë e ulët, kryepolici theksoi se nuk do të ketë reformë në polici, por vetëm ristrukturim dhe riformatim, për ta bërë sa më efiçente policinë.
?Sot zhvilluam analizën për 2017 në Berat, ku siç dihet shifra e ngjarjeve të rënda kriminale është zero, ashtu si dhe numri i aksidenteve me pasoja fatale është shumë i ulët.

Prioritete për Policinë e Beratit mbeten vazhdimi i operacionit ?Forca e ligjit?, si dhe eliminimi i bimëve narkotike. Gjatë 2018, Policia Berat do fokusohet që ky fenomen të mos ekzistojë më. S?do ketë reformë në polici, por ristrukturim ose riformatim për ta bërë strukturën sa më efiçente?, deklaroi Veliu.