Ora News - Në kufijtë e mbijetesës

2018-05-11 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Prej 14 vitesh Albana Habibi nga Gjirokastra ka mbajtur frymën gjallë me 3600 lekë të ndihmës ekonomike. Edhe pse të pamjaftueshme, këto të ardhura e kanë ndihmuar të rrisë vajzën dhe të sigurojë një vakt ushqim. Por edhe pse e papunë dhe në kufijtë e mbijetesës, Albanës prej një muaji i është ndërprerë ndihma ekonomike.

Albana Habibi: "Na hodhën në sistem, më kërkuan çfarë kushte ke? Unë kushte kam i thashë: një divan, një mangall edhe një dollap. Edhe ato ç'm'i kanë dhënë gjitonët"

Si kryefamiljare barra e shtëpisë bie mbi të. Disa të ardhura i siguron duke mbledhur hekura, ndërsa shpesh është gjendur në mëshirën e fqinjëve, të cilët e kanë ndihmuar me mobilje e ushqime.

Albana Habibi: "Të paktën kisha një ngrohje me atë 30 mijë lekë. E gënjeja dhe vajzën. Edhe atë ndihmën që kisha prisja të paguanim dritat. Urdhëro! Tani do të vijnë të më presin korrentin."

Ajo ka një apel për qeverinë:

Albana Habibi: "Të më ndihmojë si mua, si familjen dhe atë çupën që e kam 15-16 vjeçe. Po më ikën zbathur në shkollë. S'më japin punë, të më japin atë copë ndihmë që kam, që më takon."

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/ne-kufijte-e-mbijeteses