Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Një person është gjetur i pajetë në ujrat e lumit Drin në qytetin e Shkodres. Kanë qënë kalimtarët e rastit që kanë parë në brigjet e lumit trupin e pajetë vetëm pak metra larg urës së Bahçallekut dhe menjëherë kanë njoftuar shërbimet policore.
Forcat e rendit së bashku me grupin e ekspertizës mbërritën në vendngjarje dhe me ndihmën e polumbarëve bënë të mundur nxjerrjen e trupit të pajetë nga këto ujëra.
Viktima që u identifikua si 71 vjeçari me inicialet SH. Ç, banues në lagjen ?Daniel Matlija?, u dërgua në morgun e spitalit rajonal të Shkodres, ku mjekët bëjnë me dije se nuk janë konstatuar shenja dhune.
Ekspertiza nisi hetimet duke kryer matjet në terren, pasi trupi i pajetë ndodhej gjysma në breg dhe pjesa e kokës e zhytur në ujë, që sipas ndërtimit të skemës, i moshuari rezulton të ketë humbur kontrollin e për pasojë nuk ka arritur të ngrihet, duke gjetur vdekjen në vend.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/shkoder-gjendet-trupi-i-pajete-i-nje-personi-ne-afersi-te-ures-se-bahcallekut