Report TV - Kavajë, famlija e dy dy viktimave të aksidentit hap dyert e mortit

2018-05-11 0

Dhimbje dhe lot në familjen Pisku në Golem të Kavajës, aty ku dy anëtarë të kësaj familje humbën jetën tragjikisht nga aksidenti pranë vendit të quajtur "Mali i Robit", mëngjesin e kësaj të shtune.

Kamera e Report Tv ka mbërritur në familjen e dy viktimave, aty ku janë hapur dyert e mortit pasi 69-vjeçari Xhemil Pisku 69-vjeç dhe nusja e djalit të tij, Edlira Pisku, 30-vjeçe u përplasën për vdekje nga një automjet "Toyota" me drejtuese 30-vjeçaren Ilda Parroj.

Dy viktimat ishin nisur për në Berat te të afërmit e tyre, por ky udhëtim u ndërpre në mes nga shpejtësia e lartë e "Toyotës" e cila i mori përpara në anë të rrugës duke iu shkaktuar vdekjen tragjike. I plagosur mbeti djali 8-vjeçar i Edlira Piskut, i cili mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën në spital.

Free Traffic Exchange