DASH: Llalla i korruptuar, kemi prova te forta

2018-05-11 8

Në përgjigje të interesimit të Klan Plus, Departamenti Amerikan i Shtetit, deklaron se edhe të tjerë zyrtarë e politikanë të lartë shqiptarë janë shpallur të padëshirueshëm nga Sekretari i Shtetit. Për ish-Prokurorin e Përgjithshëm, Departamenti i Shtetit thekson se ka prova të forta që tregojnë përfshirjen e tij në korrupsioin.

Gazetarja Elona Gjylmi pyeti në zyrën e Zëdhënëses së DASH dhe mori përgjigjet e mëposhtme:

A ka shumë zyrtarë të tjerë të nivelit të lartë shqiptarë që rrezikojnë t?u bllokohet hyrja si Adriatik Llalla?

?Kur Sekretari merr informacione të besueshme se një zyrtar ka qenë i përfshirë në korrupsion të rëndësishëm dhe/ose në shkelje të rënda të të drejtave të njeriut, atij ose asaj i kërkohet të caktojë atë zyrtar dhe anëtarët e familjes së tyre të ngushtë, si të papërshtatshëm për të hyrë në Shtetet e Bashkuara?.

A ishte konflikti midis Llallës dhe Ambasadorit Donald Lu për hetimin e Bankers Petroleum, arsyeja e këtij bllokimi?

?Z. Llalla plotëson kriteret e përcaktuara në Seksionin 7031 (c). Sekretari ka informacione të besueshme se zoti Llalla ka qenë i përfshirë në korrupsion të rëndësishëm gjatë qëndrimit të tij si Prokuror i Përgjithshëm?.
A ka pasur ndonjë informacion në lidhje me politikanët e tjerë shqiptarë të përfshirë në korrupsion?

?Seksioni 7031 (c) përfshin një dispozitë që kërkon që Departamenti i Shtetit të caktojë publikisht ose privatisht individin. Ky autoritet ka hyrë në fuqi që nga viti 2008. Ky është emërtimi i parë publik i një individi të caktuar sipas Seksionit 7031 (c)?.

Si e sheh Departamenti Amerikan i Shtetit faktin se Reforma në Drejtësi në Shqipëri është bllokuar?

?Politika e SHBA në Shqipëri është të mbështesë pranimin e vendit në BE dhe reformat e nevojshme për të çuar përpara atë qëllim. Kjo përfshin mbështetjen për reformën gjyqësore, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe luftimin e ekstremizmit të dhunshëm. Ne kemi punuar në partneritet për më shumë se dy vjet me liderë nga qeveria, parlamenti, opozita, shoqëria civile dhe komuniteti ndërkombëtar për të kaluar dhe zbatuar një reformë kuptimplotë të gjyqësorit, Departamenti i Shtetit do të vazhdojë të flasë në favor të sundimit të ligjit dhe reformës gjyqësore dhe kundër përpjekjeve për të manipuluar zbatimin e saj?.