Zone e Lire/ Endrra e kick-boxerit shqiptar Florian Marku (23.02.2018)
Florian Marku, kick-boxer-i shqiptar me ambicie shumë të mëdha është shumë premtues në këtë sport.
Ai është shpallur 6 herë kampion i Greqisë dhe 4 herë kampion bote.
Marku ishte sot i ftuar në emisionin ?Zonë e Lirë në Tv Klan nga ku rrëfeu historinë e tij dhe karrierën si kick-boxer.
Sportisti rrëfeu se është larguar bashkë me familjen drejt Greqisë në moshën 8-vjeçare dhe pas një sherri në Selanik në moshën 18 vjeçare është kthyer në Shqipëri për tu larguar më pas drejt Austrisë ku vijoi karrierën. Marku tha në intervistë se ëndra e tij është të ndeshet me McGregor.