PD akuza Ramës: Të shkarkuarin për korrupsion e emëron drejtor në INSTAT

2018-05-11 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Opozita ka akuzuar qeverinë se po bën emërime të personave të korruptuar në institucione të rëndësishme.

Sipas deklaratës së selisë blu emërimi i Erjon Manohasës si drejtor integrimi në INSTAT është rasti më i qartë i cili tregon një qeveri që predikon drejtësi, por mbështet dhe gradon ata që kryejnë padrejtësi.

Zhupa: Rasti i Erjon Manohasës është tipik për një qeveri që predikon drejtësi, por mbështet dhe gradon ata që kryejnë padrejtësi.

Për këdo që nuk e njeh, Erjon Manohasa ka qenë, deri para pak kohësh, Drejtori i Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm Shëndetësor, që menaxhon interesat multimilionere të shëndetësisë. Por drejtori i tepsisë së pushtetit, perfaqësues i PDIU-së, u shkarkua nga detyra me vendim gjykate ?për shpërdorim detyre?, sepse dyshohej se firmosi një kontratë korruptive për nje laborator hemodialize ne Durrës, që nuk plotësonte asnjë kusht për këtë shërbim jetësor për të sëmurët.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/pd-akuza-rames-te-shkarkuarin-korrupsion-e-emeron-drejtor-ne-instat