Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Publikohen pamjet e aksidentit në zonën e Maminasit, ku dy persona humbën jetën.
Ora News ka siguruar momentin kur taksia u godit nga një makinë Benz dhe me pas u përplas me tabelën e një pike karburanti.
Kamerat e sigurisë të karburantit kanë fiksuar momentin kur ndodhi aksidentit në orën 21:45 të datës 21 shkurt.
Nga përplasja humbën jetën drejtuesi i taksisë Bujar Agalliu, si dhe pasagjerja 23 vjeçare Elena Abdillari.
Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se ngjarja është klasifikuar aksidentale dhe se nuk korrespondon që 23-vjeçarja të ketë pasur lidhje me Fatjon Zhaporja.
Dyshohet që Fatjon Zhaporja të ketë qenë me një person tjetër në mjet në momentin kur ka ndodhur përplasja.
Kërkimet për Fatjon Zhaporjen janë përqëndruar në zonën e Krujës dhe Laçit po ende nuk ka asnjë rezultat.
Dyshohet se Fatjoni është ndihmuar nga një person i dytë për t'u largur nga vendi i aksidentit, ku braktisi mjetin e tij
Ndërkohë Dardan Gjeka, që figuron si pronari i makinës ka dëshmuar se ia ka shitur makinen Fatjon Zhaporjës.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/publikohen-pamjet-e-aksidentit-ne-maminas