Publikohen pamjet e aksidentit me dy të vdekur

2018-05-11 2

Ky është momenti kur taksia me të cilën udhëtonte 23-vjeçarja Elena Avdillari dhe me drejtues Bujar Agalliun, u përplas me tabelën reklamuese të këtij karburanti në afërsi të fshatit Maminas në autostradë.
Siç shihet në pamjet e siguruara nga Televizioni Klan, të cilat janë tashmë pjesë e dosjes hetimore të policisë së Durrësit, makina vjen me shpejtësi të madhe.
Përplasja është e fuqishme aq sa e ndan makinën në dysh.
Është ora 22:45 kur automjeti Mercedez- Benz godet me tabelën reklamuese të karburantit.
Më pas ajo përfundon disa metra me tutje. 23-vjeçarja Avdillari dhe taksisti 60-vjeçar, Agalliu humbin jetën në vend.
Makina e tyre doli nga autostrada, teksa udhëtonte nga Durrësi në drejtim të Tiranës, pasi u godit nga një Mercedes Benz AMG S 500, që drejtohej nga Fatjon Zhaporja.
Hetuesit kanë vërejtur goditje në pjesën e pasme të taksisë dhe dyshojnë se makina që e shkaktoi aksidentin udhëtonte me afro 200 kilometër në orë.
Pas aksidentit, Zhaporja e ka braktisur makinën dhe është larguar nga vendi i ngjarjes. Policia e ka shpallur në kërkim, si shkaktar të vdekjes së dy personave.
Grupi hetimor ka verifikuar edhe rrugën e ndjekur nga 23-vjeçarja Elena Avdillari, të cilës iu gjet në çantë një biletë trageti për linjën Durrës ? Bari.
Mësohet se asaj i është refuzuar kalimi në port për shkak se nuk ka pasur me vete sasinë e parave të nevojshme për të justifikuar udhëtimin. Dosja e hartuar nga policia deri në këtë moment i është përcjellë prokurorisë, e cila vijon hetimet në dy pista, nëse ngjarja ka qenë aksidentale apo e qëllimshme.

Tv Klan

Free Traffic Exchange